Ekipet e KFOR-it për asgjësimin e mjeteve shpërthyese do të kryejnë asgjësimin rutinë të municioneve të vjetruara më 8 shkurt 2022 në një ish gurore në komunën e Drenasit.
KFOR në një postim në Facebook thotë se popullsia lokale mund të dëgjojë disa shpërthime të forta midis orëve 9:00 të mëngjesit dhe 4:00 pasdite, njofton kk.
“Do të zbatohen të gjitha masat e nevojshme të sigurisë për të parandaluar çdo rrezik për popullatën lokale dhe mjedisin. Kërkojmë që popullata të qëndrojë larg zonës përreth gurores për sigurinë tuaj. 9 dhe 10 shkurt janë identifikuar si data alternative për asgjësimin e municioneve”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.
Putin miraton konceptin e ri të politikës së jashtme të Rusi...
Ndërron jetë veterani i UÇK-së
Chollet takon Gjuriqin, kërkon zbatimin e marrëveshjes së Oh...
Erik ten Hag shpreson se Rashford kthehet kundër Newcastles
Nushi pasi VV mbështeti ‘Marshin për Drejtësi’: Mos u çuditn...
Heshtja zgjedhore në Mal të Zi nis në mesnatë