Komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani dhe shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, kanë nënshkruar sot Procedurat e Përbashkëta Operacionale të Rishikuara ndërmjet këtyre di misioneve në Kosovë.
“Këto procedura të rishikuara synojnë të rrisin bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e ndërsjellë midis dy misioneve në kontekstin e operacioneve të përbashkëta të mundshme, në përputhje të plotë me mandatet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”, njofton KFOR-i.
Sipas tyre, ky bashkëpunim ilustron integrimin efektiv të përpjekjeve civile dhe ushtarake për të rritur sigurinë në terren, duke nxitur stabilitetin dhe paqen përmes rritjes së ndërveprimit.
“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”, thuhet në njoftim.
Shpërthen një nga vullkanet më aktivë në botë në mbi 100 met...
Bislimi akuzon Petkoviqin për deklarata të rreme pas takimit...
Maqedonci nga SHBA: Thellimi i bashkëpunimit në mbrojtje me ...
Edhe pse luan aty, ish-lojtari i Ajaxit arrestohet në Dubai ...
Gyokeres në qendër të polemikave me klubin e tij – Arsenali ...
Gjykata e Apelit në Tiranë liron 39-vjeçarin nga Prizreni, r...