Komanda Rajonale-Lindje e KFOR-it i ka dhuruar radio, gjenerator dhe megafon brigadës së zjarrfikësve të Mitrovicës në Zubin Potok.
Në njoftimin e KFOR-it, thuhet se kjo nismë synon të rrisë kapacitetin lokal për t’iu përgjigjur me shpejtësi dhe efektivitet situatave emergjente që ndikojnë në mirëqenien e të gjitha komuniteteve.
“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...