Në arkivin e Associated Press gjendet një video e aksioneve ushtarake të trupave italiane të NATO-s, që ndërhyjnë gjatë një incidenti në Pejë, që supozohet të ketë qenë midis serbëve dhe ushtarëve të UÇK-së.
Të nesërmen fillon çarmatosja e këtyre të fundit në mënyrë që serbëve të Kosovës t’u sigurohet një ambient i sigurt jetese dhe kthimi në shtëpitë e tyre.
Pas zbarkimit të NATO-s në Kosovë, KFOR-i italian ishte thirrur me urgjencë të ndërhyjë në një incident në Pejë, transmeton Indeksonline.
Tre serbë ishin qëlluar për vdekje dhe një tjetër kishte mbetur i plagosur rëndë nga ushtarët e UÇK-së pas një mosmarrëveshje ndërmjet dy palëve.
Të nesërmen, forcat italiane të KFOR-it kishin filluar operacionet për çarmatosjen e ushtarëve të UÇK-së, duke vendosur pika kontrolli, në mënyrë që serbëve në Kosovë t’u sigurohet ambient i sigurt kthimi, pasi shumica e tyre ishin shpërngulur në Mal të Zi me tërheqjen e forcave serbe në Kosovë.
Nis skriningu neonatal për foshnjat e porsalindura në Spital...
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ...
Çitaku takon Presidentin Costa: Kosova duhet të vazhdojë rru...
Pas vendosjes së tabelave, Fitore Pacolli: Mos keni merak, v...
Kurti pret Antonio Costan: Kosova është e gatshme për status...
Shtyhet vendimi i Apelit për Mario Përlleshaj