Trupat e KFOR-it, Detashmenti i Asgjësimit të Mjeteve Shpërthyese (EOD), me seli në Kampin Bondsteel, ka asgjësuar dje një granatë dore jugosllave të tipit M-75 brenda një ndërtese në Mitrovicën e Veriut.
Përmes një postimi në Facebook, KFOR-i iu ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës, që nëse shohin mjete të dyshimta të pashpërthyera të njoftojnë policinë.
Më tej Misioni i NATO-s në Kosovë njofton hapat që duhet ndjekur nëse hasin ndonjë mjet shpërthyes.
“Identifikoni mjetin shpërthyes. Tërhiquni nga ai. Mos e prekni mjetin shpërthyes dhe mos përhapni panik, largohuni me kujdes duke ndjekur rrugën nga keni ardhur. Raportojeni te autoritetet e sigurisë vendndodhjen e mjetit shpërthyes”, thuhet në njoftim.
KFOR-i zotohet se do të garantojë një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet duke u bazuar në Rezolutën 1244./arbresh.info/
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...