Njësi nga KFOR-i dhe Policia e Kosovës kanë sekuestruar 10 detonatorë ndezës me fitila (kabllo), të cilët janë gjetur në afërsi të fshatit Gnjezhdan, pranë lumit.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia e hetimeve, shkruan Arbresh.info.
Rasti është iniciuar si “Armëmbajtje pa leje” ndërsa hetimet po vazhdojnë.
“Gnjezhdan, Leposaviq 15.11.2025-11:30. Raportohet se njësi nga KFOR-i dhe Policia e Kosovës kanë sjellë në stacion policor dhjetë (10) detonator ndezës me fitila (kabllo) të cilët i kishin gjetur në afërsi të fshatit afër lumit. Njësia e hetimeve ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu është kontaktuar prokurori i shtetit i cili udhëzon që të iniciohet rasti si me lartë. Rasti është nën hetime nga njësitet kompetente”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Blerta Deliu kërkon rinumërim të plotë të votave
“Nuk ndiej më detyrim të mendoj vetëm për paqen”, Trump jep ...
KFOR-i stërvitet për beteja të afërme
Hamza: Rinumërimi i plotë i votave në të gjithë Kosovën ësht...
Shqipëria pjesë e Bordit të Paqes, Spiropali: Ftesa e SHBA-s...
Rinumërohen 61% e votave, në 20 komuna u përmbyll procesi