Tashmë kanë dalë rezultatet e para nga zgjedhjet e brendshme për të parin e Lëvizjes Vetëvendosje, ku kandidat i vetëm ishte Albin Kurti.
Sipas rezultateve paraprake të dërguara nga kjo parti, 98.82 për qind të votuesve ishin pro Kurtit si kryetar, 0.61 për qind kundër, dhe 0.57 kanë abstenuar.
Ndërsa, sipas këtij njoftimi 0.26 për qind janë shpallur vota të pavlefshme, transmeton Indeksonline.
Vetëm në Vushtri, ai kishte arritur t’i marrë 457 vota nga 459 votues sa ishin gjithsej.
Këtë gjë e ka bërë të ditur një aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje të kësaj ane, duke thënë se vetëm një votë ishte kundër dhe një abstenim.

SHBA dhe Irani bisedime indirekte për zgjatjen e armëpushimi...
Kurti pret sot në takim ministrin e Jashtëm belg, Maxime Pré...
Konjufca pret sot homologun belg Prévot, pas takimit konfere...
Rama sot vizitë zyrtare në Itali, takohet me Melonin
Trump: Udhëheqësit e Libanit dhe Izraelit takohen sot për bi...
E enjtja me vranësira dhe reshje lokale shiu në orët e pasdi...