Sot gjatë ditës është raportuar se në afërsi të pikave kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, kanë kaluar tanket dhe aeroplanët ushtarak serb, raporton arbresh.info.
Për këtë kanë reaguar edhe krerët e shtetit të cilët kanë kërkuar nga Bashkësia Ndërkombëtare të reagojë dhe të bind Serbinë të heq dorë nga ndikimi tek qytetarët serb të Kosovës.
Kujtojmë që në orët e para të mesnatës kanë ndodhur dy sulme në Qendrat e Regjistrimit të automjeteve në Zubin Potok dhe Zveqan.
Menjëherë pas kësaj Kryeministri Kurti, ka mbajtur një konferencë për media bashkë me Ministrinë e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, të cilët e kanë quajtur të qëllimshme sulmin në këto dy komuna.
Kurti më pas ka mbajtur një mbledhje edhe me Këshillin e Sigurisë, ku është diskutuar situata e krijuar në veri të Kosovës, bllokada në dy pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak./arbresh.info/

Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...