Këto janë pikat e marrëveshjes së nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë

18:54 | 4 Shtator 2020
Arbresh.info

Serbia e Kosova kanë arritur marrëveshje për të normalizuar marrëdhëniet ekonomike si pjesë e negociatave të ndërmjetësuara nga SHBA-të, që përfshijnë zhvendosjen e ambasadës serbe në Jerusalem dhe Izraeli ta njohë Kosovën.

Pas dy ditësh takimesh me zyrtarë të administratës së Trump, presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ranë dakord të bashkëpunojnë në një varg fronti ekonomik për të tërhequr investime dhe për të krijuar vende pune, transmeton portali arbresh.info.

Më poshtë keni disa nga pikat kryesore të marrëveshjes:

Ndërtimi i autostradës Beograd – Prishtinë.

Implementimi i marrëveshjes së hekurudhave Beograd – Prishtinë.

Të dyja plaët do të hapin dhe operojnë ndërtesën e Kalimit kufitar të Merdares.

Të dyja palët do t’i bashkohen zonës së “mini-Shengenit”.

Të dyja palët do t’i njohin diplomat dhe certifikatat profesionale.

Të dyja palët zotohen të mbrojnë dhe të promovojnë lirinë e fesë, përfshirë komunikimin ndërfetar, mbrojtjen e lokacioneve fetare dhe implementimin gjyqësor të vendimeve që kanë të bëjnë me Kishën Ortodokse Serbe dhe të vazhdojnë rikthimin pronën dhe trashëgiminë e kohës së Holokaustit.

Të dyja palët zotohen të përshpejtojnë përpjekjet për të lokalizuar dhe identifikuar mbetjet e personave të zhdukur. Të dyja palët përkushtohen të identifikojnë dhe implementojnë zgjidhje afatgjate dhe të qëndrueshme për refugjatët dhe personat e zhvendosur. Të dyja palët përkushtohen të identifikojnë një pikë të kontaktit për të udhëhequr këto përpjekje brenda ministrive respektive dhe të koordinohen mes Beogradit dhe Prishtinës dhe do të ofrojnë përditësim të përvitshëm të numrit të rasteve të zgjidhura dhe në pritje.

Të dyja palët do të punojnë me 69 shtete që e kanë të kriminalizuar homoseksualitetin dhe t’i nxisin për dekriminalizim.

Të dyja palët zotohen të përcaktojnë Hezbollahun si organizatë terroriste dhe të implementojnë masa të plota për t’ua kufizuar operacionet e Hezbollahut dhe aktivitetet financiare në juridiksionet e tyre.

Kosova do të pajtohet të implementojë një shtyrje të afatit njëvjeçare për t’u anëtarësuar në Organizata Ndërkombëtare. Serbia do të pajtohet të pezullojë për një vit fushatën e ç’njohjeve dhe do të përmbahet të mos kërkojë nga Organizatat Ndërkombëtare për të mos e njohur Kosovën si shtet të pavarur. Të dyja marrëveshjet për të hequr dorë do të hynë në fuqi menjëherë.

Kosova dhe Izraeli pajtohen ta njohin njëra-tjetrën.

Këto janë disa nga pikat e marrëveshjes Kosovë-Serbi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme