32 viktima janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë si pasojë e COVID-19. Viktima më e re gjatë kësaj kohe është një djalë nën 30 vjeç nga Podujeva.
Një burrë dhe një grua nën 40 vjeç nga Peja janë po ashtu viktima të koronavirusit.
Tre viktimat tjera janë tre burra të moshës 50-59 vjeçare, njëri është nga Rahoveci, njëri nga Kamenica dhe njëri nga Fushë Kosova.
9 viktimat tjera, 6 gra dhe 3 burra janë të moshës 60-69 vjeçare dhe janë nga komuna e Vushtrrisë, Skenderajt, Prizrenit, Prishtinës, Pejës, Mitrovicës, Klinës, Gjilanit dhe Gjakovës.
9 viktima, 5 burra dhe 4 gra janë të moshës 70-79 vjeçare. Dy viktimat janë nga Vitia, tri nga Peja, dy nga Gjilani, një nga Gllogoci dhe një nga Fushë Kosova.
8 viktima, 5 gra dhe 3 burra janë të moshës mbi 80 vjeçare.


Kujtojmë që gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 1 mijë e 612 raste të reja të infektuara me COVID-19, ndërsa 2 mijë e 460 persona janë shëruar nga ky virus.
“ZPS nuk ka prova që Veseli drejtoi SHIK`un gjatë luftës”
BE-ja zgjat mandatin e përfaqësuesit për dialogun Kosovë-Se...
Nga ankthi e depresioni deri tek rikthimi i madh, Araujo rrë...
Arrest shtëpiak për 15 të dyshuar për manipulim votash në Dr...
Kryeministri kroat uron Kurtin: Kroacia mbetet përkrahëse e ...
Diplomati francez mohon akuzat lidhur me Epsteinin