Masat e reja të vendosura nga Republika e Kosovës për hyrjet dhe daljet në pikat e kalimit kufitar, bën të ditur Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Duke filluar nga data 30 gusht 2021 deri më datë 13 shtator 2021, çdo person i cili hyn në Republikën e Kosovës, duhet të posedojë një nga dëshmitë e mëposhtme:
Certifikatën e vaksinimit të plotë ose marrjen e një doze të vaksinës kundër COVID-19.
Testi RT-PCR negativ për COVID -19, vlefshmëria jo më shumë se 72 orë nga bërja e testit.
Dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të antitrupave serologjik-IgG, i lëshuar para 30 ditëve.
Test i shpejtë antigjen negativ, vlefshmëria jo më shumë se 48 orë nga bërja e këtij testi.
Ndërsa, nga ky rregull përjashtohen:
Personat të cilët hyjnë në Kosovë përmes aeroportit apo përmes pikave kufitare tokësore dhe largohen nga Kosova brenda 3 orëve, përmes aeroportit ose pikave kufitare tokësore, me kusht që në hyrje të nënshkruajnë deklaratën se do të largohen nga Kosova brenda 3 orëve;
Personat, të cilët punojnë si transportues profesionist (vozitës), me kusht që të respektojnë protokollin për transport ndërkombëtar për mbrojtje nga COVID-19;
Shtetasit e Republikës së Kosovës që kanë dalë jashtë Kosovës në 12 orët e fundit;
Qytetarët e huaj, të cilët kalojnë në Kosovë përmes transportit të organizuar me autobus ose me linjë të rregullt ndërkombëtare, tranzit, me kusht që të nënshkruhet deklarata se do të largohen nga territori i Kosovës, brenda pesë orësh;
Diplomatët e huaj, të akredituar në Kosovë;
Personat nën moshën 18 vjeç.
Hekuran Gashi: Lehtësim për bizneset – me Qeverinë Kurti 3, ...
PZAP dënon LVV-në me 6 mijë euro
Policia gati për sigurinë dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve të p...
Burim i brendshëm i Juventusit: Livakoviq është në lojë
Pasaporta shqiptare: Procedura për artistët dhe sportistët
IPK-ja arrestoi 41 zyrtarë policorë sivjet, pranoi mbi dy mi...