Përfaqësuesja e organizatës, “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha, ka bërë të ditur se në marshin që do të mbahet më 17 shkurt, në ditën e Pavarësisë së Kosovës, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, do të marrë pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, si dhe presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.
“Ne kemi qenë dhe kemi takuar presidenten dhe ajo ka përgjigjur pozitivisht ftesës sonë. Ka komunikuar dhe ka shprehur gatishmërinë që të vijë me një grup nga Presidenca në marsh. Gjithashtu ka ofruar dhe mbështetje për çështjet që kemi pasur mundësi të diskutojmë”, tha Hoxha, në emisionin “Info Magazinë”.
Ajo njëherësh deklaroi se janë të lumtur që do të vijë edhe Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, dhe shprehu shpresën që edhe akterë të tjerë institucionalë do t’i bashkohen këtij marshi.
Kanos kolegun me armë lodër, arrestohet i dyshuari në Prisht...
SHBA godet sërish anije në Paqësorin lindor, 3 persona të vr...
Sot Dita botërore pa duhan
Moti sot në Shqipëri
Kadri Veseli feston sot ditëlindjen, mbush 59 vjet
Serwer: Vetë mbështeta krijimin e Gjykatës Speciale, kam gab...