Halil Mustafa, Shefi i Trafikut Urban të Prishtinës është shprehur i lumtur dhe i kënaqur me nënshkrimin e kontratës për blerjen e autobusëve për kryeqytetin dhe ka thënë se çdo procedurë deri më tani po shkon në rregull.
“Trafiku urban që nga sot është ndryshe, dhe në deri ditën kur të na vijnë autobusët do të jetë më ndryshe. Ne kemi një festë për ardhjen e autobusëve të rinj. Sot e kemi nënshkruar kontratën me kompaninë që do t’i sjellë autobusët. Shpresojmë që gjithçka të shkojë mirë me procedurat e tenderimit. Mesi i shtatorit na pret edhe me rindërtimin e objektit të Trafikut Urban dhe shpresojmë që fundi i viti të na gjejë me autobusët e rinj”.
Në emisionin Ora e Fundit në Klan Kosova, gjatë një interviste Mustafa po ashtu ka deklaruar se më së shumti autobusë, do të pajisen linjat që kalojnë nëpër qendër të qytetit, 4-shi dhe 3-shi.
“Të gjitha diskutimet që kemi pasur në nivele të larta, na mbetet obligim që të bëjmë ndryshime. Kemi nevojë që të bëjmë ndryshime edhe në stafin e Trafikut Urban dhe tashmë kemi filluar me ndryshimet. Do ta bëjmë sistemimin e punëtorëve. Kemi planifikuar që autobusët e rinj t’i kemi në qendër të qytetit. Linja 3 dhe 4 do të kenë më shumë autobusë, e po ashtu edhe linja 1 dhe 2”, ka thënë Mustafa.
Operacion dhjetëditor: FSK-ja gjen trupin e të riut të zhduk...
Zelensky: ShBA do që Rusia dhe Ukraina t’i japin fund luftës...
“Benita, raportin me mua e ka pasur vetëm lojë”, deklaron Kl...
Nisin Lojërat Olimpike Dimërore
Trump: Bisedimet SHBA-Iran javën e ardhshme
Ligji i ri në Kroaci – Lehtësime të mëdha edhe për punëtorët...