Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit nuk shkuan ashtu siç duhet.
Si në zgjedhjet e kaluara edhe në këto zgjedhje kishte parregullsi të ndryshme, raporton “Zeri.info”.
Koordinatori i Qendrës të Numërimit dhe Rezultateve, Burim Ahmetaj, ka thënë për “Zeri.info”, se ka pasur parregullsi të ndryshme.
Sipas tij, më së shumti parregullsi ka pasur në regjistrimin e të dhënave nga formularët e rezultateve ku ka pasur mospërputhje brenda formularit të rezultateve
“Parregullsitë mund të jenë të ndryshme sidomos në regjistrimin e të dhënave nga formularët e rezultateve ku ka mospërputhje brenda formularit të rezultateve mirëpo, të cilat Qendra e Numërimit dhe Rezultateve do t’i korrigjoj të gjitha këto mospërputhje dhe do të dërgoj rekomandime tek Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për të marrë vendim për të gjitha ato vendvotime ku mospërputhjet mund të evitohen. Pra ka raste kur subjekti ka vota ndërsa kandidatët nuk kanë ose subjekti nuk ka vota dhe kandidatët kanë apo ndonjë kandidat ka më shumë vota se sa subjekti. Pra raste të ndryshme dhe të gjitha këto raste do t’i evidentoj Qendra e Numërimit dhe Rezultateve. Pra do të dërgohen rekomandimet tek Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për të marrë vendim për to”, ka treguar Ahmetaj.
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...