Ujësjellësi rajonal “Prishtina” ka njoftuar se gjatë ditës së nesërme në rrugën “Fehmi Agani” dhe konsumatorët e lagjes “Tophane” dhe zonat e tjera përreth tyre në kryeqytet, do mbeten pa furnizim të ujit të pijshëm.
Sipas tyre, arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë të pijshëm, janë vazhdimësitë e punimeve teknike në sistemin e rrjetit të ujësjellësit.
Ky është njoftimi i tyre:
Kompania Rajonale e Ujësjellësit ” Prishtina ” sh.a. njofton konsumatorët e rrugës “Fehmi Agani”-“Te kafet e vogla” , konsumatorët e lagjes “Tophane” dhe zonat e tjera përreth tyre në qytetin e Prishtinës se gjatë ditës së nesërme, 18 qershor 2018- e hënë, duke filluar nga ora 09 – 17 , gjithsej 8 orë, do të ndërpritet furnizimi me ujë të pijshëm.
Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë , janë vazhdimësitë e punimeve teknike në sistemin e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit nga ana e Komunës së Prishtinës.
Këto punime teknike po realizohen me qëllim të përmirësimit të vazhdueshëm të infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit./arbresh.info/
Filmi “Dua” fiton “SACD Award” në Cannes Film Fe...
Haxhiu uron KB Trepçën për titullin kampion: Mitrovica festo...
Konjufca: Shqiptarët e Malit të Zi pjesë e pandashme e kombi...
Trepça feston titullin e shtatë kampion në Prizren
Maqedonci: Situata e sigurisë në Kosovë më e qetë, FSK-ja dh...
Ishte duke kaluar rrugën, vdes 65-vjeçarja në Librazhd pasi ...