Prej të dielës, më 26 mars fillon llogaritja verore e kohës, me zhvendosjen e akrepave nga ora 2:00 në orën 3:00. Ndërrimi i orës bëhet në natën ndërmjet të shtunës dhe të dielës.
Kjo llogaritje e kohës do të vlejë deri në javën e fundit të tetorit. Megjithatë, Islanda është vendi i vetëm evropian që nuk e ndryshon matjen e kohës. Kalimi në kohën verore dhe dimërore për herë të parë është shënuar në vitin 1916, në vendet e Evropës veriore, ndërsa deri më tash ajo është vendosur në 70 shtete me qëllim të kursimit të energjisë elektrike.
Në hemisferën jugore gjatë marsit dhe prillit përfundon llogaritja e kohës verore dhe fillon llogaritja e kohës dimërore.
Shpërthim i hantavirusit në anijen MV Hondius, pacientët në ...
LDK me Osmanin në listë do të ketë rreth 20 kandidatë nga ek...
Mblidhet Kryesia e PDK-së, merren vendime për fushatën dhe o...
Treni godet një mjet të punës në Jagodë të Klinës, një i lën...
Haxhiu ngushëllon familjen Pëllumbi për ndarjen nga jeta të ...