Së fundmi ish-pjesëtari i UÇK-së, Sabit Geci, ka marrë ftesë nga Specialja, ku do të paraqitet më 30 janar, pa treguar se në çfarë cilësie është ftuar.
Ftesë nga kjo gjykatë ka marrë edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Prishtinë, ish-pjesëtar i UÇK-së, Brahim Mehmetaj, i cili ka thënë se para gjykatës do të paraqitet si i dyshuar.
Thirrjet e fundit që kanë ardhur së fundmi nga Gjykata Speciale e kanë çuar në mbi 180 numrin e personave që janë paraqitur ose do të paraqiten pranë Prokurorisë Speciale për intervistim.
Ndonëse ende nuk ka pasur aktakuza, avokatët thonë se kjo pritet të ndodhë më 2020-n, meqë Prokuroria është në prag të përfundimit të hetimeve./arbresh.info/
Murat Jashari demanton Kurtin për çështjen e Presidentit: Jo...
Vengu: Protesta paqësore e studentëve në Maqedoninë e Veriut...
KQZ me udhëzime se si plotësohet fletëvotimi për zgjedhjet e...
Sami Lushtaku pas akuzave të Kurtit se deshi t’ia godas esko...
Kurti: Kryetari i Skenderajt tentoi ta godiste veturën time ...
KFOR-i pret ambasadorin norvegjez, diskutojnë për sigurinë n...