Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje është politikani më i votuar në Kosovë. Në zgjedhjet e 11 qershorit, i nominuari i kësaj partie për kryeministër ka fituar gjithsej 143.642 vota. Të dhënat janë publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pas numërimit edhe të votave me kusht.
Politikani i dytë më i votuar, sipas KQZ-së, është Kadri Veseli, kryetari i PDK-së, parti e cila është në koalicion edhe me AAK-në, Nismën dhe një numër partish më të vogla. Ai ka fituar 129,818 vota.
Avdullah Hoti i LDK-së është i treti me 115.658 vota kurse Ramush Haradinaj, i nominuar i PAN-it për kryeministër ka mbledhur 101 mijë vota.
Në pesëshen e politikanëve më të votuar bën pjesë edhe anëtar i VV-së. Shpend Ahmeti, kryetar i Prishtinës, ka arritur të mbledhë 76.020 vota.
Tërmet i fuqishëm godet kufirin ShBA-Kanada
Shuma e jashtëzakonshme e parave që Salah mund të fitojë nës...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Qyteti ukrainas goditet nga një sulm “masiv”
Sot, në orën 23:59 mbyllet afati i subjekteve politike për d...
A u rregullua raporti Alba dhe Benita pasi që Benita i kërko...