Edhe pse rezultate zyrtare nga ana e KQZ-së ende nuk janë publikuar për zgjedhjet 9 shkurtit, tashmë janë bërë publike shumë prej votave që kanë marrë kandidatët për deputetë nga partitë e ndryshme.
Më shumë se të tjerat, në sy bie lista e VV-së, ku nga votat e numëruara deri tani shumë figura që kanë qenë edhe me pozita të larta në qeveri, kanë pësuar rënie në votë.
Deri me tani, deputeti i kësaj partie, Armend Muja, është një nga ata që kanë pësuar rënie në votë.
Në 2021, Muja kishte afër 44 mijë vota.
Ndërsa në këto zgjedhje, deri më tani sa janë numëruar, Muja ka 19343 vota. Gjatë kësaj kohe, Muja, deri më tani i bie që ka humbur mbi 20 mijë vota.

Këto të dhëna janë nga votat e numëruara deri më tani. /GazetaExpress
Kurti: Krimet e kryera nga Serbia gjatë luftës kanë dëshmi d...
‘The Guardian’ shkruan për Kosovën: ‘Hirushja’ e futbollit
Osmani kujton masakrën ndaj familjeve Bogujevci, Duriqi dhe ...
Vuçiq lanson edhe një balonë: Sot i mora informacionet, Kurt...
Sonte ndërrohet ora
Rriten çmimet e naftës dhe të benzinës në Shqipëri