Gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë është themeluar Grupi i ekspertëve të pavarur për dizajnimin e parimeve udhëheqëse, skenarëve dhe elementeve të reformës së Vetingut në sistemin e drejtësisë.
Kjo është përbërja e grupit:
1. Qerim Qerimi – kryesues i Grupit;
2. Avni Puka – anëtar;
3. Fisnik Korenica – anëtar;
4. Visar Morina – anëtar;
5. Arbresha Loxha – anëtar;
6. Ehat Miftaraj – anëtar;
7. Ariana Qosaj-Mustafa – anëtar;
8. Arton Demhasaj – anëtar;
9. Kreshnik Gashi – anëtar;
10. Kujtim Kërveshi – anëtar;
Ministria e Drejtësisë, do të kërkojë nga Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli Prokurorial, që ta dërgojnë nga një përfaqësues në këtë grup të ekspertëve.
Qeveria ka diskutuar edhe mundësinë e shtrirjes së vetingut edhe në institucionet tjera të ndjeshme të sigurisë dhe për këtë do të marr vendim në njërën nga mbledhjet e ardhshme edhe me rekomandimin e ministrive përkatëse./arbresh.info/
Klinika Stomatologjike kryen suksesshëm rehabilitimin protet...
Rama në Tivat për Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Fokus në z...
Dy milionë euro për linjat ajrore: Si do të shpërndahet ndih...
Merz dhe Macron me plan të ri për afrimin e Ballkanit drejt ...
Dy persona therën me thikë në Prizren, policia zbulon detaje...
Pacolli: Kompleksi Memorial “Adem Jashari” po jetësohet, gat...