Gjergj Beka, këshilltari i ish-presidentit, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas kërkesës së presidentit serb, Aleksandër Vuçiq për mos-njohjen e shtetit të Kosovës nga Kenia.
Beka ka thënë se përpjekjet e Vuçiqit janë të kota, teksa theksoi se presidenti i Kenias, William Ruto është mik i madh i Behgjet Pacollit, shkruan Arbresh.info.
Përmes një postimi në Facebook, Beka shtoi se Kenia brenda një kohë shumë të shkurtë do ta njohë pavarësin e Kosovës.
“Përpjekjet e Vuçiçit për ta bindur Presidentin e Kenyas dhe mikun e madh të Presidentit Behgjet Pacolli do të jenë të kota . Shteti i Kenyas dhe jo vetëm në një kohë shumë të shkurtër do ta njohin shtetin e Republikës së Kosovës. Çdo herë në shërbim të vendit”, ka shkruar Beka.
Kujtojmë, se Vuçiq ka kërkuar nga Kenia që të mos e njohë Kosovën si shtet, ani pse vet e pranoi që në këtë çështje ndikim të madh për njohje të reja ka ish-presidenti Behgjet Pacolli./Arbresh.info
Lexo edhe:
“Pacolli ka ndikim të madh”, Vuçiq tenton ta bind presidentin e Kenisë të mos e njohë Kosovën
Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshoh...
Arrestohen dy persona për përplasjen në Skenderaj
Policia në kërkim të personit që mbante ujk të egër në Shkup...
Lojtari që nuk dëshiron të nënshkruajë për Real Madridin nës...
“Qeveria tentoi të vendosë pengesa për Bordin e Paqes, Osman...
Haxhiu pret nesër në takim Komisioneren Kos