Hysamedin Feraj këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, ka vazhduar debatin me ish kryeministrin , Avdullah Hotin, të cilit në një deklarim i është drejtuar në gjuhën serbe.
Feraj në deklarimin e tij të bërë në Facebook, ka thënë se sipas tij, Hoti i ka kënaqur “titistët’’ duke iu dhënë rast sulmi kundër “enveristëve” të Kosovës.
Këshilltari i Kurtit, në shkrimin e tij i drejtohet ish kryeministrit të Kosovës në gjuhën serbe duke i thënë “Razumes”.
Postimi i plotë:
Avdullah Hoti, dje i paske kënaqur titistët, dhe sidomos rankoviçistët duke iu dhënë rast sulmi kundër “enveristëve” të Kosovës, si puna ime e atëhershme, pse kërkonim pavarësi nga Jugosllavia dhe bashkim me Shqipërinë. Si në kohët e vjetra, apo jo Abdullah?
Ke të drejtë, sepse kanë nevojë për ngushëllim: gjysma e projektit tim është realizuar – rënia e RSFJ-së dhe Pavarësia e Kosovës.
Shpejt do të realizohet edhe gjysma tjetër.
Projekti i tyre ka dështuar, i imi ka fituar! Madje edhe përkundër politikës së Enver Hoxhës.
Apo ky i fundit ka pasur për ideologji nacionalizmin shqiptar dhe për ide drejtuese bashkimit tonë kombëtar? So thua, Avdullah, si akademik? Razumeš? /arbresh.info/
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...