Këshilltari për politikë të Jashtme i kryeministrit Avdullah Hoti, Valon Murtezaj, në një bisedë me Klan Kosovën ka deklaruar se vizita e delegacionit kosovar në Paris është e një rëndësie tepër të lartë.
Para nisjes së takimit në Pallatin presidencial Elysse, ku po bëhej gati takimi ndërmjet presidentit francez Emanuel Macron me kryeministrin Avdullah Hoti, Murtezaj tha se pala kosovare po pritet me nderimet më të larta shtetërore.
”Do të jetë një takim dypalësh ndërmjet presidentit francez Emanuel Macron dhe kryeministrit Avdullah Hoti”.
”Temë diskutimi do të jenë marrëdhëniet dypalëshe Francë-Kosovë por edhe dialogu Kosovë-Serbi dhe e ardhmja e këtij procesi”, ka thënë ai ekskluzivisht për Klan Kosovën.
”Është takimi i nivelit më të lartë në 10 vitet e fundit për një lider shtetëror kosovar”.
Klan Kosova mëson se pas takimit Macron-Hoti, Franca dhe Kosova do të nënshkruajnë një marrëveshje dypalëshe të karakterit ekonomik.
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1
116 për VV-në, Kurti: Me qytetarët drejt një fitoreje edhe m...
Zelensky sytë kah Evropa pasi bisedimet SHBA-Ukrainë përfund...
Pa fitues në kryeqytet, Prishtina dhe Ferizaj ndajnë pikët