Google ADS

Këshilltari i Hotit, Bardhyl Meta thyen heshtjen zgjedhore, kërkon mbështetjen e Rudarit

23:50 | 28 Nëntor 2020
Arditë Shkodra

Këshilltari i kryeministrit Avdullah Hoti, Bardhyl Meta, në ditën e heshtjes zgjedhore në komunën e Podujevës, ka kërkuar mbështetjen e kandidatit të LDK’së, Nexhmi Rudari, nga llapjanët.

“Nexhmi Rudarit – LDK – me nr 11-të – I urojë që t’i arrijë majat më të larta në politike, suksese në udheheqjen e Podujeves dhe Llapit, sikurse edhe hapsirën oër majat t’jera të Lidershipit nacional në Parti – sikurse edhe Qeveri e gjetiu”, ka shkruar Meta në profilin e tij.

Tutje, ai ka hedhur akuza ndaj kundërkandidatit të Rudarit, Shpejtim Bulliqit nga LVV’ja, pasi ky i fundit përmendi “bishtin e sakicës”.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

SI E NJOH UNË, NË KETO 30 vite bashkëveprimi në LDK – veprimtarin dhe Liderin e profiluar – kandidatin dhe fituesin e zgjedhjeve të nesërme në Podujevë, z. NEXHMI RUDARIN:

z. Rudari është i qetë, i kulturuar, përbashkues dhe gjithsesi (për mua) udhëheqësi më i strukturuar e organizuar në punë dhe veprimtari, në politik bërje, me përvojën në sferën menaxheriale si dhe ngritjen profesionale.

– Llapi dhe Podujeva janë me fat, ngase Nexhi është pa asnjë dyshim – Lideri më dinamik dhe punëtori më i madh – që ka pas ndonjëherë – ndonjë Komunë Kosovare!

Z. Nexhmi Rudari, shquhet për punë ekipore dhe konsulta shteruese me bashkëpunëtorë, shquhet veçanërisht për mendje e shpirt të gjanë, për gjuhën e tij të butë dhe naracion plot kulturë prej një të Urti – në njërën anë – por edhe për një gjuhë të thuktë e me argumente të fuqishme dhe vendime t’prera, që s’mund t’ia luaj pastaj më askush. Askush!

Për dallim nga kundër kandidati -ët, Nexhmi Rudari është njeri Serioz dhe Konsistent në qëndrime ndër dekada, një Rugovist i formësuar me kulturë e taban Kombëtar, sikurse edhe Kuadër i profiluar e me përvojë bashkëpunimesh te shumta me Institucione Ndërkombëtare.

Shkurt, një Llapjan tipik, me virtyte të shumta si njeri, familjar dhe koleg, që – Po-në, e ka PO! E Jo-në, JO!

S’kanë faj Prishtinalitë që duke qenë dëshmitarë të dinamikave e punimeve te shumta ne Podujeve e Llap, po e thonë jo edhe pa gjelozi se, “edhe ne në Prishtinë, meritojmë një Kryetar të tillë dinamik – e jo një Dordolec, që la kryeqendrën në terr e gjumë!

Z. Nexhmi Rudarit – LDK – me nr. 11-të – I urojë që t’i arrijë majat më të larta në politike, suksese në udhëheqjen e Podujevës dhe Llapit, sikurse edhe hapësirën për n’majat tjera të Lidershipit nacional në Parti – sikurse edhe Qeveri.

Vendi ka nevoje për një Lidership nga personalitete të pastërta, serioze, me kulturë dhe përgatitje e virtyte që janë në ADN-në e z. Nexhmi Rudari!

p.s. Përgëzimet e mia Podujevës dhe Llapit, si dhe apel për zgjedhje të rregullta e të qeta, larg e larg nga pakultura e atyre që promovojnë dhunën, stupcat dhe “Bishtat e Sakicave” e marina tjera t’perdala, që si ka pranuar e lejuar asnjëherë as Podujeva, as Llapi dhe as Kosova!

BM
28 Nëntor 2020

Të ngjashme