Një version i ri i draftkonkluzave të Bashkimit Evropian përdor gjuhë më të zbutuar sa u përket masave të Brukselit ndaj Kosovës. Formulimi i fundit përmend mundësinë e heqjes graduale të masave, mirëpo paralelisht me hapat e Kosovës drejt depërshkallëzimit të tensioneve në veri.
Nuk ka afatizim por konfirmohet se Këshilli i BE-së do të merret me këtë çështje në moment adekuat.
Drafti i ri i konkluzave do të trajtohet sërish në nivel të ambasadorëve, me qëllim të arritjes së pëlqimit, ndërsa ministrat evropian do të duhej t’i aprovonin ato, në takimin e 17 dhjetorit.
Në draftkonkluzat për Kosovën mbetet kërkesa e Këshillit të BE-së, që të niset puna drejtë formimit të asociacionit të komunave me shumicë serbe duke nisur me përcjelljen e draftstatutit në Gjykatën Kushtetuese.
Thirrje e veçantë do t’i bëhet Kosovës, që pa vonesa dhe pa parakushte, të zbatojnë marrëveshjen për rrugën drejtë normalizimit të raporteve, me rikujtim se ky është parakusht për përparim në proceset integruese për të dyja palët.
Për miratimin e këtyre konkluzave nevojitet pëlqimi i 27 vendeve anëtare të BE-së, janë këto konkluza për procesin e zgjerimit që miratohen çdo dhjetor.
Serbia ka shpresuar se kësaj radhe do të merr pëlqimin e BE-së, për zhbllokimin e negociatave për anëtarësim, që janë të ngrira që nga viti 2021, për shkak të refuzimit të autoriteteve të Beogradit për vendosjen e masave ndaj Rusisë.
Sipas draftit të fundit BE-ja konfirmon se mund ta shqyrtojë këtë mundësi vetëm kur të ketë përparim të dukshëm, në sundimin e ligjit si dhe në dialogun me Kosovën./rtk
Fitore Pacolli: Vota është themeli i demokracisë
Bllokohet ndryshimi i administratorit, MABCO çon gjyqtaren n...
Barcelona po vëzhgon nga afër pesë talentë të mëdhenj evropi...
Sulmet izraelite në Liban vrasin 12 persona, përfshirë ofice...
Rama për Zvërnecin: Investimi në Vlorë është “bekim” për eko...
Veton Berisha publikon pamjet pas denoncimit në polici ndaj ...