Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë e ka përcjellë protestën e datës 12 gusht 2024 të shqiptarëve që jetojnë në Serbi kundër diskriminimit shtetëror të Serbisë, një protestë legjitime në mbrojtje të të drejtave qytetare dhe identitetit të tyre etnik.
Në njoftimin për media, thuhet se Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka denoncuar sjelljen absurde të shtetit serb ndaj shqiptarëve, veçanërisht pasivizimin e adresave dhe mohimin e të drejtave të tyre kombëtare, që janë të sanksionuara edhe në Kushtetutën e Serbisë e që zbatohen për çdo pakicë tjetër.
“Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë konsideron diskriminuese mungesën e te drejtave bazë për një jetë normale, duke refuzuar respektimin e tre marrëveshjeve të nënshkruara me përfaqësuesit shqiptarë. Ne nuk do të reshtim së mbështeturi vëllezërit tanë të Luginës së Preshevës në përpjekjet e tyre për tu trajtuar si qytetarë të barabartë. Zëri i tyre dhe i përfaqësuesve të tyre politikë duhet të dëgjohet e respektohet!”, thuhet në reagimin e tyre.
Tutje, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë u bën thirrje autoriteteve në Beograd që të respektojnë të gjitha detyrimet që dalin edhe nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Minoriteteve që ka nënshkruar Serbia dhe të ndalojnë çdo formë diskriminimi ndaj shqiptarëve që jetojnë në trojet e tyre shekullore të Luginës së Preshevës./Arbresh.info/
Hamza: Asnjë luftëtar i lirisë nuk do të jetë kurrë vetëm, a...
Prishtina fiton derbin me Bashkimin – humbja e katërt ...
Numri i të vrarëve rritet në 16 nga sulmi në Australi
Policia britanike shpall në kërkim një shtetas shqiptar
Për herë të dytë me radhë, “Team Vitality” fiton Majorin në ...
Pse u nda nga Lela? Flet Leo për herë të parë