13:49 |
21 Qershor 2019
A Z
Sapo ka filluar mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, raporton Arbresh.info.
Sipas KGjK-së, kjo është mbledhja e 220-të.
Në këtë mbledhje Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka propozuar 11 pika të rendit të ditës.
PIKAT E RENDIT TË DITËS:-
- Shqyrtimi i ekstraktit të procesverbalit të takimit nr. 219- të, të KGJK-së.
- Shqyrtimi i propozimit të Kryetarit të Gjykatës Themelore në Gjilan, për caktimin e Ushtruesit të Detyrës së Gjyqtarit Mbikëqyrës në Gjykatën Themelore në Gjilan- Dega në Viti.
- Shpallja e konkursit për Gjyqtar Mbikëqyrës në Gjykatën Themelore në Gjilan, Dega në Viti.
- Shqyrtimi i draft Udhëzimit Administrativ për Ndryshimin e Udhëzimit Administrativ NR. 01/2017 për Unifikimin e Taksave Gjyqësore.
- Shqyrtimi i shkresës së Ambasadës Amerikane në Prishtinë.
- Emërimi i Komisionit për Hartimin e Testit Kualifikues.
- Anulimi i Konkursit për gjyqtar në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme (DHPGJS), si dhe Anulimi i Vendimeve KGJK.nr.135/2018 dhe KGJK.nr.68/2019.
- Shpallja e Konkursit për gjyqtar në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme (DHPGJS).
- Propozimi i Mentorëve në Akademinë e Drejtësisë.
- Formimi i Panelit Hetues (E Mbyllur)
- Të ndryshme