Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) ka bërë thirrje për kujdes të shtuar lidhur me një mesazh të dyshimtë që po qarkullon në telefonat e qytetarëve.
Në një njoftim për media, KESCO ka sqaruar se mesazhi me titullin “Njoftim urgjent për pagesë” nuk është dërguar nga kompania dhe është një tentativë mashtrimi.
‘KESCO sqaron se nuk ka të bëj asgjë me këtë dhe se nuk ka dërguar një SMS të tillë, prandaj kërkojmë nga konsumatorët të kenë kujdes të shtuar të mos bien pre e këtyre mashtrimeve. Ju lutemi t’i verifikoni këto SMS që për qëllim kanë mashtrimin, dhe të gjitha pagesat ti kryeni përmes kanaleve zyrtare të KESCO, si aplikacioni eKesco, arkat nëpër qendrat tona, platforma eKosova, si dhe bankat e institucionet mikrofinanciare.
KESCO do të ndërmarrë të gjitha masat ligjore lidhur me këtë çështje. Për çdo informacion të mëtejshëm, ju lutemi kontaktoni këshilltarët tanë nga shërbimi për konsumatorë nëpërmjet kanaleve zyrtare të KESCO, si dhe lajmërojeni në Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
KQZ: Deri tani 63,997 votues nga diaspora janë regjistruar p...
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...