KESCO njofton se që nga faturat e muajit maj, ka shtuar disa rubrika të çmimeve në faturat e energjisë elektrike.
Siç thuhet në njoftim, kjo është bërë për të rritur tutje transparencën, përcjell Arbresh.info.
“Për të pasur energji, duhen ndjekur disa procese, e secila ka kosto. Energjia elektrike së pari prodhohet ose kur ka mungesë prodhimi
vendor importohet nga jashtë. Pastaj ajo duhet të kalojë në sistemin e transmetimit, për çka krijohet një kosto tjetër shtesë. Pas saj, duhet
të bëhet distribuimi i energjisë elektrike që ka koston e vet dhe në fund furnizimi”, thuhet në njoftim.
Tutje bëhet e ditur se tashmë në faturë, brenda çmimeve konsumatorët e dinë saktë sa po paguajnë për KESCO, KEDS, KOSTT dhe BRE.
“Tashmë, konsumatorët që kanë pranuar faturat e muajit të fundit i kanë edhe rubrikat sa po paguajnë veç e veç për secilin shërbim. Nuk bëhet fjalë për ndonjë kosto shtesë, por vetëm për informim shtesë. Pra, kjo nuk është asgjë tjetër, pos shpjegim i mëtutjeshëm i tarifave të
energjisë elektrike. Tashmë në faturë, brenda çmimeve konsumatorët e dinë saktë sa po paguajnë për Furnizuesin e Shërbimit Universal
(KESCO), për Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes (KEDS), për Operatorin e Sistemit të Transmisionit (KOSTT) dhe për Burimet e Energjisë së Ripërtrishme (BRE)”, njofton KEDS.
Kjo ndarje e kostove të faturave vjen si rezultat i kërkesës ligjore e cila buron nga Rregulla për “Kushtet e Përgjithshme të Furnizimit me Energji”.
“Ndarja e kostove në faturë bëhet sipas të Hyrave të Lejuara Maksimale për Furnizuesin me Shërbim Universal, të aprovuar në baza vjetore nga Zyra e Rregullatorit për Energji. Ndarja e faturës sipas pjesëmarrjes së kostove për energjinë e shfrytëzuar është kërkesë ligjore e cila
buron nga Rregulla për “Kushtet e Përgjithshme të Furnizimit me Energji”. Pra, kjo nuk është kosto shtesë, por kjo ndarje tregon se sa është kostoja që konsumatori paguan për shpenzimet e tij elektrike veç e veç për secilin shërbim dhe secilën kompani të involvuar që kryen ato shërbime”, thuhet mes tjerash në kumtesën për media.
“Rritja e transparencës është në koherencë edhe me zotimin e KESCO-s që të ndërtojë partneritet të nivelit sa më të lartë më konsumatorët, si kushti kryesor i mbarëvajtjes së punëve dhe avancimit të mëtutjeshëm të shërbimit me energji elektrike”, thuhet në fund të komunikatës./Arbresh.info
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...