Ka filluar marshi protestues i thirrur nga shoqëria civile e Drenasit pas publikimit të rastit të abuzimit seksuale të një nxënëseje 16-vjeçare, fillimisht nga arsimtari i saj, e më pas edhe nga polici që duhej të hetonte rastin.
Marshi ka filluar nga shkolla fillore ” Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, në Drenas dhe do të vazhdoj deri tek stacioni i Policisë.
Altina Nika nga këshilli Rinor i Drenasit tha se shkolla në fjalë ia ka shkatërruar ëndrrën çdo femre.
“Na kemi besu që në këtë shkollë kemi me marr dije e s’kem besu që ky sistem do të përdhunoj nxënset e veta. E tash ne emën të viktimës dhe shumë viktima të tjera po i pyes udhëheqësit e shkolles a o shkolla me msu a me përdhunu. A jemi nxënse a objekt. Na kemi hesht me vjet po heshtja s’falet ma. Pse nuk të ka ndodhur ty s’do me thanë që s’ka met ndodh. Hajde të bëhemi bashkë krejt. Nesër ka me kanë shumë vonë. Viktima duhet më ju kthy shkollës e profesori pedofil në burgë. Po s’janë krejt njëjtë sepse sot kanë dal me neve dhe profesorat e tanë. Andaj folni mos u tutni raportoni të gjithë viktimat. Pro mësimit, jo përdhunimit”, ka thënë ajo.
Në protestë po merr pjesë edhe kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.
Kujtojmë se edhe dje është mbajtur një protestë në Prishtinë. Arbresh.info do të ju mbaj të informuar./arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/239224523627737/
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...