Inspektorati i Policisë së Kosovës ka rekomanduar sot suspendimin e pjesëtarëve të saj, për shkelje gjatë detyrës.
Shkas për suspendimin në njërin nga rastet është arrestimi i anëtarit të kryesisë së OVL-UÇK-së, Faik Fazliu.
“Rasti i dytë i referohet një reagimi policor në Prizren dhe pamjeve të publikuara në media gjatë inspektimit për zbatimin e masave anti-COVID në një lokal në Prizren në rrugën ‘Tranziti i ri’ në mbrëmjen e datës 06.06.2021. IPK-ja në këtë rast ka rekomanduar suspendimin e një zyrtari policor dhe është duke hetuar të njëjtin me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘lëndim i lehtë trupor’”, thuhet në njoftimin e IPK-së.
Sipas njoftimit të Policisë, Fazliu u arrestua në Prizren për fyerje të policëve, të cilët kishin mbërritur në lokal meqë aty nuk po respektohej orari i punës në kohë pandemie.
Dy rastet tjera të rekomanduara nga IPK-ja për suspendim kanë të bëjnë me Prishtinën, ku dje mediat publikuan pamjet se si një zyrtar policor në tentativë për të arrestuar një person në Prishtinë, ai detyrohet ta nxjerrë armën, duke bërtitur me fjalët “përtoke”.
Në këtë rast IPK-ja ka rekomanduar suspendimin e dy zyrtarëve policorë me dyshimet se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”./arbresh.info/
Nesër zgjedhjet në Hungari- Sondazhet tregojnë garë të ashpë...
Ndërron jetë në QKUK, 22 vjeçari i cili u aksidentua para 6 ...
Sherri me të shtëna në Ferizaj, Buta vetëdorëzohet në polici
Reperi Buta i përfshirë në përleshjen me armë zjarri sonte n...
ShBA thotë se ka nisur pastrimin e minave në Ngushticën e Ho...
Kërcasin plumbat në Ferizaj, rrahje dhe të shtëna, një i dys...