Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit B.R. që po dyshohet se ka vrarë 25 vjeçarin nga Vitia A.R.
Ai ngarkohet me veprat penale ‘’Vrasja e rëndë’’ dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
“Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri B.R., më 13 korrik 2021, rreth orës 11:00, me dashje ka privuar nga jeta tani të ndjerin A.R., në atë mënyrë që pas një konflikti fizik në mes të pandehurit dhe viktimave A.R. dhe B.B., i pandehuri ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre, me ç’rast tani i ndjeri A.R., nuk iu ka mbijetuar plagëve dhe ka ndërruar jetë, ndërsa i dëmtuari B.B., për shkak të lëndimeve ka kërkuar tretman mjekësor”, ka thënë Prokuroria Themelore e Gjilanit.
I pandehuri B.R. me vendim të prokurorit të shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh.
DW: Konferenca për Hormuzin në Paris, një shenjë uniteti!
Locatelli mbetet gjatë te Juventusi
Përse Veriu i Shqipërisë është destinacioni i ardhshëm elit...
“Kosova në BE, perspektivë e besueshme”, thotë ministri belg...
Lajmi për hapjen e Hormuzit s’i ul çmimet e naftës në Kosovë...
Ia drejtori armën një personi, arrestohet i dyshuari në Pris...