Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton opinionin se sot ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Ferizaj, kundër të pandehurit R.Sh., nga Prishtina, i cili gjendet në ndalim që nga data 18.06.2019, sepse ekziston dyshimi i arsyeshëm se më 17 Prill 2019, në Ferizaj, saktësisht në pikën”Money Gram” i pandehuri R.Sh., në bashkëkryerje edhe me të dy të pandehurit tjerë, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, të maskuar, njëri me armë, kishin hyrë në lokal dhe nën kërcënim të armëve, nga viktima kanë marr kasën me para në vlerë prej tetë mijë (8000) eurosh dhe pasi i kanë grabitur paratë janë larguar në drejtim të panjohur, me të cilën do të kryenin veprën penale në bashkëkryerje “Grabitja”.
Vuçiq kundër sanksioneve ndaj Rusisë: Nëse do isha dakord, d...
Perez nuk do të jetë i pranishëm në “El Clasico”
OVL e dorëzon në Speciale peticionin kundër ‘‘padrejtësisë q...
Gjyqi ndaj bandës së Laert Haxhisë, Noziy dhe babai i tij pa...
Aksioni në Agjencinë Kadastrale, Prokuroria del me detaje
Simeone sulmoi ashpër drejtorin sportiv të Arsenalit