Kërkohet paraburgim për personin që dyshohet se dhunoi 12-vjeçaren në Kamenicë

13:38 | 20 Tetor 2021

Kërkohet paraburgim për burrin që dhunoi 12-vjeçaren nga Kamenica.

Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar të caktohet masa e paraburgimit për M.J. i cili dyshohet se ka dhunuar një vajzë të mitur në Kamenicë.

Në njoftimin e Prokurorisë bëhet e ditur se M.J. dyshohet që gjatë muajit tetor të këtij viti ka keqpërdorur seksualisht të miturën 12-vjeare.

“Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit, nga Gjykata Themelore në Gjilan, kundër të pandehurit M.J., pasi dyshohet se ka kryer veprën penale ‘’Dhunimi’’, nga neni 227, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri M.J., gjatë muajit tetor 2021, në komunën e Kamenicës, e ka keqpërdorur seksualisht të miturën e moshës 12 vjeçare. Me urdhër të prokurorit të shtetit, i pandehuri gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh”, thuhet në njoftim. /arbresh.info/

Lexo edhe:

Dhunohet një vajzë e mitur në Kamenicë

Lajmet më të lexuara