Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti i Përgjithshëm, ka njoftuar se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë caktimin e paraburgimit për të pandehurin me iniciale Q.B., për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, i pandehuri, më datë 18 gusht 2025, rreth orës 06:10, në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë, në një market brenda objektit të Stacionit të Autobusëve, me paramendim dhe në vend publik, me anë të mjeteve eksplozive dhe lëndëve djegëse, shkakton rrezik të madh për jetën e njerëzve dhe dëme materiale, fillimisht hedh një bllok betoni për të eliminuar pengesat, në mënyrë që të arrijë qëllimin e tij, më pas hedh një koktej Molotov (shishe të mbushur me lëndë djegëse) në derën e maketit, me ç ‘rast marketi nis të digjet, pastaj i njëjti largohen nga vendi i ngjarjes.
I pandehuri Q.B., ka qenë në kërkim policor dhe është arrestuar me datë 18 shtator 2025 në aeroportin e Prishtinës.
“ Seanca për caktimin e paraburgimit për të pandehurin do të mbahet ditën e sotme, datë 19 shtator pranë Gjykatës Themelore në Mitrovicë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
KB Peja ndahet me trajnerin Damir Milacic
Teknologjia ukrainase e dronëve në rritje
Rama: Siguria ushqimore, sfida kryesore në procesin e negoci...
Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje të rëndë në Pris...
BILD: Liverpool ka vendosur që Xabi Alonso të jetë trajneri ...