Kërkohet paraburgim ndaj një personi i dyshuar për tentim vrasje në Gjakovë

17:31 | 15 Shtator 2025
E.H

Prokuroria Themelore në Gjakovë njofton se ka paraqitur kërkesë ndaj V.K për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh.

Në njoftim thuhet se i dyshuari, dyshohet se më datën 14.09.2025 në një kafene në Gjakovë me dashje ka tentuar të privoj nga jeta R.B duke e therur me thikë, transmeton Arbresh.info

“Sipas kërkesës së Prokurorisë, ndër të tjera ceket se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri me inicialet V.K., më datë 14.09.2025 rreth orës 11:00, në rrugën “Ëashington” Gjakovë, saktësisht në pjesën e jashtme të kafiterisë “C.P.” me dashje ka tentuar të privoj nga jeta të dëmtuarin R.B., në atë mënyrë që ditën dhe momentin kritik i pandehuri pas një mosmarrëveshje me të dëmtuarin, me mjetë të mprehtë – thikë, që e posedonte me vete e sulmon të dëmtuarin duke e goditur tri herë në pjesët vitale të trupit, respektivisht dy herë në stomak dhe në dorë, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara nga goditjet me thikë, i dëmtuari menjëherë dërgohet në emergjencën e Spitalit Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë dhe më pas për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, dërgohet në QKUK për trajtim mjekësor”, thuhet në njoftim.

Me këto veprime formohet dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale, vrasja në tentativë nga neni 172 lidhur me nenin 28 të KPRK-së.

I pandehuri që nga data 14 shtator 2025, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh për veprën penale të lartëcekur.

Shpërndaje në rrjete sociale