Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të pandehurve, M.O. dhe Z.N., ky i fundit shtetas palestinez, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Falsifikim i parasë”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Sipas kërkesës së parashtruar nga Prokuroria, ekziston dyshimi i bazuar se më 06.02.2026, rreth orës 19:30, në pikën e derivateve “Ballkan Petrol” në magjistralen Ferizaj – Prishtinë, konkretisht në Fsh. Prelez i Jerlive, i pandehuri M.O., me dashje duke e ditur se është e falsifikuar ka vënë në qarkullim paranë e falsifikuar si të vërtetë, me çka ka kryer veprën penale “Falsifikimi i parasë” nga neni 296 paragrafi 2 të KPRK-së.
Po ashtu, sipas Prokurorisë, për të pandehurit M.O., dhe Z.N., ekziston dyshimi i bazuar se më 07.02.2026, në Rr. “Skënderbeu” në Kaçanik, të njëjtit në bashkëkryerje kanë poseduar paratë e falsifikuara me qëllim që të njëjtat ti vënë në qarkullim si të vërteta, në atë mënyrë që pas kontrollit të banesës nga ana e policisë janë gjetur tridhjetë e nëntë (39) bankënota nga 50$, në total 19.500 dollar amerikan, të cilat dyshohet se janë të falsifikuar, me ç’ rast edhe janë sekuestrruar nga policia, me çka në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Falsifikim i parasë” nga neni 296 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.
Dy të pandehurit, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjenden nën masën e ndalimit 48-orësh për veprën penale të lartëcekur.
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...