Prokuroria Themelore në Gjakovë, njofton se ndaj të pandehurve me inicialet L.B., dhe A.SH., ka marrë Aktvendim për fillimin e hetimeve si dhe ka paraqitur, kërkesë në Gjykatën Themelore në Gjakovë, për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.
Në njoftimin për media thuhet se të dy të pandehurit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge”, transmeton Arbresh.info.
“Sipas pikës I të dispozitivit të kërkesës së Prokurorisë, ndër të tjera ceket se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri L.B., më datë 13.09.2025 rreth orës 23:15 në Gjakovë rr.”Hysni Dobruna”, pa autorizim ka poseduar me qëllim të shitjes apo shpërndarjes substanca apo preparate të cilat me ligj janë shpallur si narkotikë, substanca psikotrope ose analoge, në atë mënyrë që pas marrjes së informacioneve hetuesit e DHTN shkojnë në vendin e lartcekur, ku vërejnë të pandehurin duke qëndruar në automjetin “Citroen C2” ashtu që në automjet gjejnë një qese najloni me substancë të dyshuar narkotik i llojit marihuanë në peshë prej 2.36 gr dhe me qëllim të kontrollimit dhe sigurimit të provave, nga ana e hetuesve në mënyrë urgjente është kryer kontrolli dhe bastisja në banesën e të pandehurit, me ç’rast është gjetur një qese najloni me substancë të dyshuar narkotik i llojit marihuanë në peshë prej 58.13 gr dhe para në shumën prej 35 euro, të cilat janë sekuestruara nga hetuesit policor”, thuhet në njoftim.
Me këto veprime formohet dyshimi i bazuar se i pandehuri L.B., ka kryer veprën penale, blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 267 par.1 të KPRK-së.
“Sipas pikës II të dispozitivit të kërkesës së Prokurorisë, ndër të tjera ceket se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri A.SH., më datë 14.09.2025 rreth orës 00:25 në Gjakovë rr.”Aqif Blyta” nr.26, pa autorizim ka poseduar me qëllim të shitjes apo shpërndarjes substanca apo preparate të cilat me ligj janë shpallur si narkotikë, substanca psikotrope ose analoge, në atë mënyrë që pas marrjes së informacioneve dhe me qëllim të kontrollimit dhe sigurimit të provave, nga ana e hetuesve DHTN në mënyrë urgjente është kryer kontrolli dhe bastisja në shtëpinë e të pandehurit, me ç’rast është gjetur një qese najloni me substancë të dyshuar narkotik i llojit marihuanë në peshë prej 0.84 gr dhe një qese najloni po ashtu me substancë të dyshuar narkotik i llojit marihuanë në peshë prej 7.78 gr, një peshore digjitale dhe para në shumën prej 190 euro, të cilat janë sekuestruara nga hetuesit policor”, thuhet më tej në njoftim.
Me këto veprime formohet dyshimi i bazuar se i pandehuri A.Sh., ka kryer veprën penale, blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 267 par.1 të KPRK-së./Arbresh.info
Joseph: Asnjë qeveri e Kosovës nuk mund ta përballojë të arm...
OVL e UÇK-së thërret konferencë për media
Superheronjtë zbresin sot në QKUK me dhurata dhe buzëqeshje ...
A ka ende mundësi për një bashkëpunim PDK-Nisma – Gruda jep ...
Sot mbahen seancat inauguruese në katër komunat veriore të K...
Moti sot kryesisht i vranët, herë pas here priten edhe reshj...