Prokuroria Themelore në Pejë ka parashtruar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit Edmond Lajqi, për vrasjen e bashkëshortes së tij.
Lajmin për Arbresh.infoe ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.
Nikçi tha se seanca pritet të mbahet sonte në Gjykatën Themelore të Pejës.
“Është parashtruar kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit për vrasje të gruas se tij. Seanca pritet të mbahet sonte në Gjykatën Themelore të Pejës”, tha Shkodran Nikçi.
Mbyllet përkohësisht rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, shkak...
Elezi: Deri në orën 9:00, votuan 11.24% e votuesve të regjis...
Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme mater...
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë
MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e k...
Tre policë sulmohen në Ferizaj