Drejtori Ekzekutiv i Organizatës për Arsim, Shkencë dhe Shëndetësi “ KISCOMS ”, Xheladin Ujkani, ka reaguar ndaj rastit të katër vdekjeve të dyshimta brenda klinikave të kirurgjisë në QKUK.
Përmes një publikimi në llogarinë e tij në facebook, Ujkani kërkon që ky rast të ketë hetim të jashtëm, ku përjashtohet përfshirja e QKU-së , transmeton Klan Kosova.
Tutje Ujkani thotë se hetimi i jashtëm për vdekjet e dyshimta në klinikat e QKU-së, është gjithnjë më i besueshëm si nga qytetaret, si nga pacientet, po ashtu edhe nga profesionistet shendetesore dhe vet stafi i QKU-së.
Për më shumë ja statusi i tij i plotë:
”Hetim i jashtem Per rastin e kater vdekjeve te dyshimta brenda Klinikave te Kirurgjise ne QKU, duhet edhe hetim i jashtem, pra jashte QKU-se.
Nuk mjafton vetem raporti i komisioneve te brendshme te formuara nga drejtori Curr Gjocaj. Pse hetim te jashtem…?
E para, per shkakun qe behet fjale per raste jo te zakonshme te cilat jane shqetesuese edhe per mu, ne radhe te pare si qytetar, si pacient, por edhe si profesionist. E dyta, hetimi i jashtem gjithesesi e ka besueshmerine me te madhe si nga qytetaret, si nga pacientet, po ashtu edhe nga profesionistet shendetesore dhe vet stafi i QKU-se. Mendoj qe kete hetim duhet ta kerkojne nga Institucionet vet Klinikat e Kirurgjise dhe drejtori Gjocaj.
P.s. Une nuk besoj se behet fjale per leshime profesionale nga ana e mjekeve”, përfundon Ujkani,
Simeone sulmoi ashpër drejtorin sportiv të Arsenalit
Bellingham dhe Huijsen “ringjallen” në Real Madrid pas paraq...
Gjenden eshtra të dy personave në Mitrovicë të Jugut, dyshoh...
Nisin homazhet në nder të ish-kreut të Kuvendit të Shqipëris...
Tetë të vdekur dhe 36 të lënduar nga një zjarr në një qendër...
Përfundon aksioni në Agjencinë Kadastrale