Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke u përgatitur që të edukoj votuesit në lidhje me mënyrën se si të votohet në zgjedhjet lokale të 22 tetorit.
Kështu u bë e ditur nga Sekretariati i KQZ-së në mbledhjen e sotme të këtij institucioni.
Anëtarët e KQZ-së kërkuan që të mos përsëritet ajo që ka ndodhur në zgjedhjet e 2013’tës të cilat kanë rezultuar me mbi 100 mijë fletëvotime të pavlefshme, shkruan arbresh.info.
Ndërkohë, Sekretariati i KQZ-së bëri të ditur se janë duke përgatitur video për televizione ku votuesit mësohen se si duhet të votohet.
Po ashtu, u bë e ditur se do të shtypen 800 mijë fletushka të cilat do të shpërndahen në qendrat e votimit e ku votuesit në ditën e zgjedhjeve do të mund të shohin se si votohet./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1551392808259139/
Barcelona vendos për Lewandowskin – kontratë e re, por me ul...
Vdes Beqir Sefa, njëri nga policët që ishte kidnapuar në ver...
Qeveria shqiptare miraton kompensimin për ushtarakët e koman...
Benjamin Netanyahu: Nuk është e qartë se kush po e drejton I...
Zjarrvënie në Ligatinën e Hencit, Pacolli kërkon hetim të me...
Moti për Bajram i vranët dhe me intervale dielli