Kryetari i Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit, Prenk Gjetaj ka kërkuar nga të gjithë ata që kanë ndonjë informatë në lidhje me ndonjë të pagjetur, ta ofrojnë atë si ndihmë.
Gjetaj, gjatë shënimit të Ditës Ndërkombëtare për të Pagjeturit tha se familjarët e të pagjeturve janë kategoria më e goditur si pasojë e luftës, shkruan arbresh.info.
“Kjo plagë po na përcjell pas 15 viteve kështu që në mënyrë simbolike 18 balona do të hudhën në ajër me kërkesë të familjarëve për më të dashurit e tyre. Në këtë ditë tërë bota kujton të dashurit e tyre të zhdukur nga katastrofat e ndryshme. Familjarët janë kategoria më e goditur si pasojë e luftës andaj apelojmë që të gjithë ata që disponojmë me ndonjë informatë të ndihmojnë me sjelljen e tyre”, ka thënë Gjetaj./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1525337107531376/
Mbyllet përkohësisht rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, shkak...
Elezi: Deri në orën 9:00, votuan 11.24% e votuesve të regjis...
Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme mater...
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë
MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e k...
Tre policë sulmohen në Ferizaj