Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim (SHKKSH), në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Ushtrinë e Kosovës, ka zhvilluar një operacion kërkim-shpëtimi në rajonin e Gjakovës për gjetjen e Florjan Tabakut nga Tropoja, person me nevoja të veçanta, i cili ishte raportuar i zhdukur më 20 tetor 2025 në territorin e Kosovës.
Sipas njoftimit të SHKKSH-së, ekipet kanë kryer kërkime intensive në terren të vështirë dhe në kushte të ftohta atmosferike, duke demonstruar nivel të lartë bashkëpunimi dhe profesionalizmi.
Operacioni u zhvillua më 21 tetor dhe u koordinua ngushtë ndërmjet njësive të kërkim-shpëtimit, policisë dhe ushtrisë, me qëllim sigurimin e një reagimi sa më të shpejtë dhe efikas ndaj rastit të zhdukjes./Arbresh.info/
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar