Kategoritë e dala nga lufta kanë reaguar ndaj kërkim-faljes së kryetarit të Kuvendit, Dimal Bashës, për artikullin anti-UÇK, në të cilin ai është bashkautor.
Në reagimin e tyre thuhet se kërkimfalja e kryeparlamentarit nuk mjafton.
Ndër të tjera OVL e UÇK-së bën të ditur se qëndrimi i tyre mbetet i qartë, që Dimal Basha të shkarkohet menjëherë nga posti i Kryetarit të Kuvendit.
“Qëndrimet e shprehura në punimin e tij shkencor të vitit 2012, ku është cenuar lufta jonë çlirimtare dhe UÇK-ja, bien ndesh me betimin kushtetues që ai ka dhënë si deputet dhe Kryetar i Kuvendit, si dhe me respektin ndaj themeleve të shtetit tonë, të ngritura mbi sakrificën e Dëshmorëve dhe Luftëtarëve të lirisë”.
“Për këtë arsye, qëndrimi ynë mbetet i qartë: Dimal Basha duhet të shkarkohet menjëherë nga posti i Kryetarit të Kuvendit. Jemi në pritje të iniciativës së deputetëve të Kuvendit të Kosovës, të cilëve tashmë u kemi drejtuar një kërkesë zyrtare për këtë çështje”, thuhet në reagim.
Ndryshe, pas mbledhjes së Kryesisë, kryetari i Kuvendit, Dimal Basha kërkoi falje dhe tha se ka qenë i pavëmendshëm në kohën kur ishte student, dhe se punimin ku shkruhet kundër UÇK-së, nuk e kishte lexuar.
Ai tha se ka dërguar një email përmes të cilës ka kërkuar që t’i hiqet emri nga punimi.
LEXO EDHE:
Basha për artikullin kundër UÇK-së: Kam kërkuar të hiqet emri im nga punimi
Prokuroria: Arrestohet i dyshuari për vrasjen në Klinë, do t...
Serbia negocion me disa kompani për shitjen e një pjese të n...
Pentagoni: Kemi goditur mbi 8,000 objektiva ushtarake në Ira...
Muriqi humb penalltinë, Mallorca humb ndeshjen
Arrestohet personi i dyshuar për vrasjen në Bokshiq të Klinë...
Policia njofton bllokim të përkohshëm të segmentit Prishtina...