Kërcënohet Duda Balje: “Më thanë kujdes për votimin e radhës në Kuvendin e Kosovës”

19:59 | 26 Mars 2021
A Z

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje përmes një postimi ka thënë se është kërcënuar sot.

Ajo u shprehë se ka pranuar tri telefonata anonime, dy në gjuhën serbe dhe një në gjuhën shqipe,

Balje u shprehë se kërcënuesit anonim i kishin thënë: “Kujdes për votimin e radhës në Kuvendin e Kosovës”.

Deputetja tha se votën e saj askush nuk mund ta ndryshoj.

Postimi i plotë i Duda Baljes:

REAGIM PUBLIK: SOT U KËRCNOVA PATURPËSISHT ! Dëshiroj të ju informoi që sot pasdite kam marrë tri telefonata anonime ( dy në gjuhën sërbe dhe një në gjuhën shqipe) ku nga persona të panjohur jam kërcnuar paturpësisht dhe duke më pohuar ” kujdes për votimin e radhës në kuvendin e Kosovës”! Unë e kuptoj që dikuj ja kam prish planet dhe ai ” dikushi” nuk po pajtohet me humbjen. Por, ju premtoj që këta njerzë të cilët fshihen pas numrave të panjohur e të cilët po përpiqen të falsifikojn dokumente me qëllim të deskriditimit tim politik, me argumente do ti zhveshi ” lakuriq” para organeve të drejtësis të Kosovës. I premtoj popullit të Kosovës që votën time kurr askush nuk do të mund ta ndryshoj. Jam krenare me angazhimin tim për shtetin tim! Duda

REAGIM PUBLIK: SOT U KËRCNOVA PATURPËSISHT !

Dëshiroj të ju informoi që sot pasdite kam marrë tri telefonata…

Posted by Duda Balje on Friday, March 26, 2021

 

 

Të ngjashme