Një paralajmërim i bërë sot për Serbinë nga kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë një fjalimi të mbajtur në Akademinë përkujtimore për viktimat e masakrës se Reçakut, është dëgjuar edhe në shtetin fqinj. “Serbia mos ta provon të kthehet, se më nuk do të ndalemi deri në Nish”, është deklarata e Veselit, të cilës i kanë bërë menjëherë jehonë mediat serbe.
Radiotelevizioni serb, B92, ka raportuar se si kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë sot se nuk mund të ketë drejtësi ndërkombëtare, pa drejtësi për Reçakun.
“Masakra e Reçakut është turpi i drejtësisë ndërkombëtare”, është shprehur ai, duke folur në Akademinë përkujtimore për viktimat e masakrës se Reçakut.
“Janari është muaj i dhimbjeve të mëdha, fshatit të Reçakut të martirizuar për lirinë e Kosovës. Vitet po kalojnë por kujtimi dhe përmasat e asaj dite nuk do të harrohen kurrë”, ka thënë Veseli.
“Beteja e drejtësisë për Reçakun nuk ka përfunduar”, ka deklaruar kreu i Kuvendit.
“Serbia mos ta provon të kthehet, se më nuk do të ndalemi deri në Nish. Ky vend do të qëndrojë i lirë i pavarur dhe sovran. Çdo cenim do të marrë përgjigjen e merituar të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë”, ka thënë Veseli.
Betohet mes tensionesh e flakadanësh Avokati i Popullit, End...
Shtetasi turk arrestohet në Aeroportin e Prishtinës, prezant...
LDK denoncon “aferën WhatsApp” dhe kërkon hetim të menjëhers...
Kaosi në Kuvendin e Shqipërisë, Peleshi përjashton nga sean...
Përplasje të forta në Kuvendin e Shqipërisë, deputetët e opo...
Gjenden mbetje eshtërore në Rahovec, dyshohet se i përkasin ...