Deklaratat e ministrit të Punëve të Jashtme serb, Ivica Daçiq, se Serbia është e gatshme të ndërhy me forcë në veri të vendit, kanë shkaktuar reagime të mëdha në Prishtinë.
Madje, një diskurs i tillë kërcënues sot gjatë ditës është përdorur edhe nga ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, raporton lajmi.net.
I njëjti tha se Serbia është në gjendje gatishmërie që nëse është nevoja të ndërhyjë në veri të Kosovës.
Në lidhje me këtë çështje, për lajmi.net ka folur shefi i kabinetit të kryeminstrit Haradinaj, Avni Arifi.
Ai ka thënë se Kosovës që nga viti 1999 nuk i intereson se çka thotë ministri i Jashtëm i Serbisë.
“Nuk aktivitet që e mas me aktivitetin e ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë. Kosovës që nga viti 1999 nuk i intereson se çka flet ministri i Jashtëm serb”, ka thënë shkurt Arifi për lajmi.net.
Arifi po ashtu ka thënë se diskursi i Serbisë gjithëherë ka qenë i tillë, dhe se opinioni duhet të fokusohet më shumë në atë se çka thonë ministrat kosovarë dhe jo ata serbë.
E Arifi nuk është zyrtari i vetëm që ka reaguar ndaj deklaratave që po vijnë nga Beogradi.
Më herët gjatë ditës, ishte zëvendësministri i Brendshëm, Selami Shkodra ai që përmes një postimi në Facebook, ministrin e Brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviq e kishte quajtur ministër foshnjor.
Reali hyn me këtë 11-she ndaj Benficas në Lisbonë
Juventusi në epërsi pas pjesës së parë ndaj Galatasarayt
Dhunë në Novi Sad: Studentët akuzojnë mbështetësit e pushtet...
Shpëtohet një turiste në Bjeshkët e Nemuna, theu këmbën gjat...
Takimi Haxhiu-Begaj: Bashkëpunim dhe mbështetje mes dy shtet...
Seanca në Hagë, Konjufca: Nesër do të marrë pjesë në procesi...