Një person është arrestuar sot pasi është raportuar për një rast kanosje me armë në stacionin policor të Obiliqit.
Në njoftim thuhet se pas veprimeve të ndërmarra, i dyshuari është arrestuar si dhe është sekuestruar një armë e zjarrit, shkruan Arbresh.info.
“Menjëherë pas raportimit policia ka filluar trajtimin e informacioneve si dhe ka ndërmarrë verimet e nevojshme operativo-hetimore të cilat kanë rezultuar me arrestimin e personit të dyshuar si dhe sekuestrimin e një arme zjarri”, thuhet në njoftim.
I dyshuar është intervistuar nga ana e policisë dhe me urdhër të prokurorit të shtetit i njëjti është dërguar në mbajtje, për veprat Kanosje dhe armëmbajtje pa leje./Arbresh.info
UEFA shpreh ngushëllime për vdekjen e Fatjon Bunjakut
“Na duhet një partner i fortë”: Ndërkombëtarët kërkojnë form...
Policia intensifikon kontrollet ndaj motoçikletave, konfisko...
Objektivi i parë i Iraolës në krye të Liverpoolit është ish-...
KE: Projekti në Zvërnec mund të ndikojë në rrugën e Shqipëri...
Thellohet bilanci, 32 të vdekur dhe 200 të lënduar nga tërme...