Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka reaguar pas deklaratave të mbrëmshme të Lumir Abdixhikut, duke e quajtur atë “kryetar pa vizion, pa guxim”.
Përmes një postimi në Facebook, Kërçeli u shpreh se për Abdxhikun është dinjitet të kërkojë qeveri teknike nga vendi i tretë, pavarësisht vullnetit qytetar.
“Dinjiteti nuk matet në studio televizive, por në vendime. Dinjitet është të mos e katandisësh LDK-në në shtojcë të tri katër partive të tjera, të mos e shesësh trashëgiminë e Rugovës për një vend në tavolinë, dhe të mos e fshehësh dështimin pas analizave boshe” u shpreh ai.
Mes të tjerash, Kërçeli, gjithnjë duke iu referuar kryetarit të LDK-së, thotë se dinjitetin nuk e mat një njeri qe e ka humbur prej kohësh.
Ndryshe, kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku dje ka kritikuar Glauk Konjufcën, që e ka pranuar mandatin e formimit të qeverisë.
Abdixhiku tha se po të kishte dinjitet Konjufca, nuk do ta pranonte mandatin fare./Arbresh.info
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...