Lideri i partisë Fjala, Gëzim Kelmendi me anë të një postimi në rrjetin social facebook, ka sulmuar koalicionin PAN, LAA dhe Lëvizjen Vetëvendosje.
Kelmendi i ka fajësuar këto parti për vjedhje të votave, për çka iu ka thënë se vullnetin e popullit nuk do të mund ta vjedhin.
Ky është postimin i plotë i Kelmendit:
Hajnia ka me iu mbetë në fyt !
Ju koalicionet PAN, LAA dhe ju Vetëvendosje, sot në KQZ nuk paskeni mujt me ra në ujdi për votat.
Por dijeni se dëmin që na e bëtë në fillim kur vetit ua siguruat nga 3+3+2 komisioner në çdo vendvotim e neve asnjë, keni me vjellë.
Dhe votat që na i vodhët gjatë numërimit, edhe ato keni me i vjellë.
Se sendi i vjedhur ka me iu mbet në fyt, krejt keni me i vjellë.
Neve FJALËS na i vjedhët votat, por vullnetin kurrë nuk mundeni me na vjedhë.
Turp për juve.
Zgjedhjet: Sot afati i fundit për deklarimin e koalicioneve
28 vjet nga rënia e Heroit të Kosovës Bahri Fazliu
Të dhënat e Bankës Botërore: Shqipëria e Kosova me nivelin m...
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...